Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista e Shteteve në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit (FSC/FCV).
Këtë e bëri të ditur Banka Qendrore e Kosovës, ku në njoftim u shpreh dhe mirënjohja e thellë ndaj FMN-së për këtë njohje të rëndësishme.
Ditë më parë, një veprim të tillë e bëri edhe Banka Botërore.