Ndonëse Kosova pësoi disfatë në miqësoren ndaj Norvegjisë, jo të gjithë duket se janë të dëshpruar, raporton Gazeta Enigma.
Që Kosova të humbte këtë ndeshje u shënuan tre gola nga Erling Haalang, në minutat 15’, 17’ dhe 75’.
E hat-tricku i Haaland mesa duket nuk e ka “lënduar” shumë mesfushorin Valon Berisha.
Në një postim në Instagram ai e quajti “hero të hat-trikut” derisa tutje shtoi “heqje kapele për ty shoku”
E për një gjest të tillë kanë reaguar shumë tifoz të kombëtares kosovare. /Gazeta Enigma