Presidenti i FIFA-s, Gianni Inantino është duke qëndruar në Kosovë në një vizitë një ditore.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon, raporton Gazeta Enigma.
Infantino ka qenë i shoqëruar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, dhe ai i FSHF-së dhe i FFM-së.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po qëndron për herë të parë në vendin tonë. Edhe në takimin me kreun e ekzekutivit, i pari i futbollit botëror, ka qenë i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini, si dhe delegacioni i FIFA-s, Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit”, ka njoftuar FFK.