Pas raportimeve për sulm terrorist reagon Policia ndërsa KFOR-i shihet në një Qendër Tregtare në Prishtinë

Pas raportimeve për sulm terrorist reagon Policia ndërsa KFOR-i shihet në një Qendër Tregtare në Prishtinë

Në mediat në Kosovë po raportohet se ambasadat kanë lëshuar një e-mail të brendshëm ku kanë paralajmëruar stafin e tyre se një sulm terrorist në Kosovë është i mundur të ndodhë.



Mundësia e rrezikut theksohet të jetë deri më datë 30 nëntor, ndërsa gjithashtu thuhet se policia e Kosovës e ka nën monitorim të vazhdueshëm të dyshuarin.

Por në këto komunikime të cilat raportohet të jenë të brendshme të ambasadave, thuhet gjithashtu se cak i sulmeve mund të jenë Qendrat Tregtare dhe stafi i ambasadave këshillohet të shmangin frekuentimin e tyre deri më datë 30 nëntor.

E-maili që ju është dërguar punëtorëve të OSBE-së në Kosovë

Në një fotografi të orëve të mbrëmjes të së shtunës nga një Qendër Tregtare në Prishtinë shihen forca të misionit të KFOR-it të cilat sipas informacioneve të sigurara kanë qenë të pajisur me armë automatike dhe anti-plumb, derisa kanë patrulluar nëpër hapësirat e kësaj qendre tregtare.

Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë folur për Gazetën Enigma.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton çdo informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Tutje, nga Policia e Kosovës kanë thënë se “varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”.

Ndryshe, ambasadat në Kosovë i njoftojnë punonjësit e tyre sa herë që ka informata për rreziqe të mundshme për sigurinë e tyre.

Related Articles