Pas Serbisë, Lajçak viziton edhe Kosovën

Pas Serbisë, Lajçak viziton edhe Kosovën

Të enjten e 25 nëntorit, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë në Kosovë.

Lajçak në Kosovë vjen pasi paraprakisht ka qëndruar në Beograd të Serbisë, ku është takuar me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Vizitën dhe qëndrimin e tij në Kosovë e ka konfirmuar të mërkurën Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka theksuar se sllovaku do të zhvillojë një disa takimesh.

Stano, në një intervistë për media ka deklaruar se i dërguari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi fillimisht e kishte takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Vjenë, dhe të mërkurën kishte realizuar një vizitë në Beograd, për të biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për ta dërguar dhe përforcuar mesazhin dhe pritjet e 27 vendeve anëtare të BE-së që duan të shohin progres.

“Po ashtu, ai do ta vazhdojë rrugën për në Prishtinë për të bërë më shumë bisedime për këtë çështje, në mënyrë që ta dërgojë këtë mesazh para punës së përgatitur të takimit të nivelit të lartë, që shpresojmë se do të mbahet këtë vit”, kishte deklaruar Stano.

LEXO EDHE: Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Kisha një bisedë të gjatë dhe të detajuar

Ndryshe, Lajçak pas vizitës në Beograd me presidentin, Alekasandar Vuçiq, ka deklaruar se kishte një bisedë të gjatë dhe të detajuar.

“Në vazhdim të diskutimeve për rrugën e dialogut të lehtësuar nga BE-ja pata një bisedë të gjatë e të detajuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Shumëçka për të biseduar, marrë parasysh takimet e mia këtë jave”, ka deklaruar ai. /Gazeta Enigma/.

Related Articles