Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) ka njoftuar të premten se ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, në seancën e 5 dhjetorit, raporton Gazeta Enigma.
Kështu njoftoi kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, pasi e ka dorëzuar lëndën në gjykatë, ka theksuar se seanca e 5 dhjetorit përcaktoi standard tepër të dëmshëm.
“Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm. Kanë vendosur një rekord të zi parlamentar jo vetëm në rajon, por dhe në Evropë, andaj sot i kemi proceduar 16 prej ligjeve të miratuara në këtë seancë”, ka thënë Tahiri. / Gazeta Enigma.