PDK rendit “dështimet e qeverisjes Kurti” para objektit të Qeverisë

PDK rendit “dështimet e qeverisjes Kurti” para objektit të Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, ka vendosur disa shkrime, siç thonë ata, për dështimet e qeverisë në këtë periudhë njëvjeçare, raporton Gazeta “Enigma”.

“Skandalet e Donika Gërvalla Schwarz”, “Buka 99 centë”, “Nafta 1,58 euro”, “E harrut Astrit Deharin”, “165 milionë euro ZRrE-së terr qytetarëve”, “Emërimi i xhaxhait të Glauk Konjufcës”, “Asnjë fjalë për çlirimtarët”, ishin disa nga shkrimet e vendosura para objektit të qeverisë.

Ndërkaq Donjet Bislimi, anëtar i kryesisë së PDK-së, tha se ky vit qëverisës ka qenë jo progresiv.

“Dje më 22 mars qeveria Kurti dy i ka bë një vit, por fatkeqësisht ky është një vit i praktikantëve që nuk shënuan asnjë progres. Gjatë këtyre 365 ditëve kemi parë gjithcka por vetëm qeverisje jo. qytetarët për një vit rresht kanë parë paaftësitë e Kuritit për të qeverisur, kjo vjen për shkak të mungesës së kompetencës vizionit e vullnetit”, ka thënë ai, njofton Kalnkosova.tv

Ai tha se për një vit të kësaj qeverisjeje qytetarët janë varfëruar më së shumti që nga paslufta.

“Shporta ushqimore e qytetarit është shtrenjtuar aq shumë sa qytetarët mezi po ia dalin ta mbyllin muajin”, shtoi ai.

Ai madje tha se kjo qeveri ka arritur të krijojë vende pune vetëm për nipat e dajtë e ministrave dhe deputetëve të Albin Kurtit. / Gazeta Enigma.

Related Articles