Peci nuk i kundërpërgjigjet Fahrije Hotit e cila i tha se po shpif e njollos

Peci nuk i kundërpërgjigjet Fahrije Hotit e cila i tha se po shpif e njollos

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vendosur të “injorojë” deklarimet e Fahrije Hotit dhe grave tjera të Koperativës Bujqësore “Krusha”, të cilat ia kërkuan dje pasi thanë se ka shpifur ndaj tyre dhe se i ka njollosur.

Peci ka bërë një postim ku ka thënë se gjatë këtij mandati, Krusha është mbështetur me rreth  2 milionë euro përmes subvencioneve dhe granteve, derisa ka përmendur “tokën e larë me gjak të Krushës”.

“Brenda mandatit tonë qeverisës, 1,933,327.85€ është vlera e mbështetjes financiare me të cilën janë përkrahur gra e burra, fermerë të Krushës përmes subvencioneve🫑 dhe granteve🚜.❤️Për tokën e larë me gjak të Krushës, për tokën e begatë të Kosovës!”, ka shkruar Peci. / Gazeta Enigma.

Related Articles