Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka thënë se e ka njoftuar këtë ët fundit se Kosova është proaktive në çështjen e dialogut.
Sipas Kurtit, bindja e Kosovës është që njoha reciproke duhet të jetë në qendër e jo në fund.
“Dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke në qendër. Pikëpamja dhe bindja jonë është që njoha reciproke duhet të jetë në qendër dhe jo ë fund. Jemi të përkushtuar të ecim shpejtë dhe të kemi rezultate konkrete”, ka thënë Kurti. / Gazeta Enigma.