Peja ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim me rezultat 83:90 (25:22, 21:18, 20:24, 17:26), në kuadër të javës së dytë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 16:4, por me kalimin e minutave rikthehen pejanët për të ngushtuar rezultatin, ndërsa çereku i parë përfundon 25:22.
Periudha e dytë ishte shumë interesante, ku mysafirët kalojnë në epërsi 25:26, kurse më pas herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, kurse pjesa e parë përfundon 46:40.
Verdhezinjtë rikthehen në periodën e tretë, duke kaluar në epërsi 52:53, dhe deri në fund të kësaj pjese zhvillohet një lojë e nivelizuar, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 66:64 për vendasit.
Katër minuta nga fundi pranë rezultatin 75:76, Peja nisi shkëputjen, duke pasur epërsi prej tetë pikësh 77:85, dhe këtë epërsi e menaxhoi mjaft mirë deri në fund për të fituar 83:90.
Te Sigal Prishtina u dalluan me Wendell Mitchell me 29 pikë e 9 kërcime, Lejson Zeqiri me 21 pikë e 7 kërcime dhe Muhamedi Janjeva me 11 pikë e 6 kërcime, ndërsa te Peja u dalluan Dardan Berisha me 30 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, Erdem Ilter me 14 pikë e 8 kërcime, Henrik Sirko me 14 pikë e 10 kërcime dhe Arian Qallaku me 19 pikë.
Sigal Prishtina ka një fitore dhe një humbje, ndërsa Peja dy fitore dhe dy humbje.