Pejë: 22-vjeçarja goditet nga vetura, gjendja e saj shëndetësore e rëndë

Pejë: 22-vjeçarja goditet nga vetura, gjendja e saj shëndetësore e rëndë

Këtë të martë një këmbësore është goditur nga një veturë në fshatin Qyshk të Pejës, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka deklaruar se këmbësorja 22 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 15:45, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë -Prishtinë në fshatin Qyshk, një veturë ka goditur një këmbësore. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e lënduara është duke u trajtuar në emergjencë. Gjendja e saj është e rëndë”, tha Gashi. /Gazeta Enigma/

Related Articles