Një grua në Pejë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se e dyshuara është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Është arrit të arrestohet e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta në vazhdimësi ka ushtuar dhunë ndaj nënës së saj viktimës femër kosovare. Me vendim te prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje”, njofton policia përmes raportit, transmeton Gazeta Enigma.