Edhe më tej po vazhdon vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19 në Kosovë, porse numri i personave të vaksinuar në nivel vendi vazhdon të jetë i vogël, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas MSH-së në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 569 persona kundër COVID-19.
Ndonëse ka filluar realizimi i Planit për Vaksinim Masiv në Kosovë, numër i vogël i qytetarëve po arrijnë të vaksinohen gjatë ditëve të vikendit.
Përndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani në Kosovë 206 mijë e 443 persona janë vaksinuar kundër COVID-19.
49 mijë e 616 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës. Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që vazhdon edhe më tej të qëndroj larg shteteve tjera sa i përket vaksinimit të popullsisë.