Për një vit rreth 22 mijë aksidente dhe mbi 711 mijë gjoba

Për një vit rreth 22 mijë aksidente dhe mbi 711 mijë gjoba


Përgjatë vitit 2024, nga 1 janari deri më 23 dhjetor 2024 janë shënuar 88 raste të aksidenteve me fatalitet, krahasuar me 95 aksidente fatale në të njëjtën periudhë të vitit 2023, raporton Gazeta Enigma.

Numri i personave të vdekur ka rënë me 8.57%, duke shënuar 96 viktima në vitin 2024, krahasuar me 105 në 2023-ën.

Po ashtu, aksidentet me lëndime janë ulur me 7.20%, nga 8 mijë e 509 në 7 mijë e 896 aksidente.

Gjithsej, aksidentet kanë rënë me 4.29%, nga 22 mijë e 818 aksidente në 2023 në 21 mijë e 838 aksidente në 2024.

Gjobat e shqiptuara nga Policia e Kosovës janë rritur me 12.86%. Shifrat theksojnë se nga 630 mijë e 847 gjoba në vitin 2023 në 711 mijë e 953 gjoba në vitin 2024.

Policia e Kosovës, ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për qytetarët e Kosovës dhe për të ruajtur besimin dhe transparencën, duke respektuar ligjet dhe garantuar të drejtat e njeriut.

Related Articles