Pothuajse çdo ditë raportohet për aksidente të ndryshme në vende të ndryshme të Kosovës.
Arsyet poashtu janë të shumëllojshme.
Policia e Kosovës shpeshherë apelon për respektimin e rregullave në trafik sepse si rrjedhojë evitohen edhe aksidentet.
Në një përgjigjje për Gazeta Enigma, Policia e Kosovës ka ndarë detaje lidhur me numrin e përgjithshëm të aksidenteve.
Gjatë periudhës janar – korrik, 2024 numri total i aksidenteve është 2 mijë e 444 derisa ai i po të njejtës periudhë gjatë 2023-tës ka qenë 2 mijë e 625. Kjo shënon ulje për 6.9% të aksidenteve në vend.
Të vdekur nga këto aksidente për 7 muaj mbetën 11 persona ndërsa në të njejtën periudhë të vitit kaluar nga aksidentet kanë vdekur 18 persona.
Ndërkaq gjatë këtij viti 290 persona janë lënduar më pak se vitin e kaluar.
Totali i këtj viti shënon 1mijë e 636 derisa ai i 2023-tës, 1.926.
Lidhur me këto statistika ka folur edhe eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj.
Sipas tij ndër arsyet kryesore se pse situata mund të jetë më mirë gjatë këtij viti është rritja e nivelit të menaxhimit.
“Konsideroj se ndër arsyet kryesore janë, rritja e nivelit të menaxhimit, pra menaxhim më i lartë, futja në funksion e automjeteve intelegjente”, tha Dedaj.
Sipas Dedaj, ende nuk është rritur vetëdijësimi i pjesmarrësve në komunikacion. /Gazeta Enigma