Për të shtatën dështon konstituimi i Komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Për të shtatën dështon konstituimi i Komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Për të shtatën herë ka dështuar konstituimi i Komisionit hetimor parlamentarë për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme. Kjo për shkak të bojkotimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të marr pjesë në konstituimi e këtij Komision.

Deputet e opozitës kërkuan që në mbledhjen e radhës të mbahet seanca dëgjimore, si dhe prokuroria të marrë në pyetje të gjithë anëtarët e Komisionit nga Vetëvendosje.

Kryetari i Komisionit, Rashit Qalaj duke treguar për planet e punës së komisionit ka thënë se bojkoti i opozitës po ndodhë me qëllim nga deputetët e Vetëvendosjes për të mos dalë në publikë dyshimet për keqpërdorimet e rezervave shtetërore.

Ai tha se kanë përgatitur një listë për t’i intervistuar, duke filluar nga kryeministri Albin Kurti.

“Sot është tentativa e shtatë për konstuimin e Komisionit hetimor parlamentarë, për hetimin e dyshimeve në lidhje me keqpërdorimet e rezervave shtetërore , dhe po e shihni që edhe pas shtatë tentativave deputetët e partisë në pushtet, deputetët e Vetëvendosjes janë duke e bojkotuar punën e këtij komisioni me qëllim, në mënyrë të planifikuar me qëllimin që të gjitha ato dyshime për keqpërdorime mos të dalin në publik, mos të njoftohen qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Related Articles