Para pak çastesh ka përfunduar dëshmia ministres në detyrë Rozeta Hajadari para Prokurorisë Speciale, raporton Gazeta Enigma.
Ajo teksa u pa duke dalë nga Prokuroria nuk u përgjigj se në çfarë cilësie u ftua.
Ajo konfirmoi vetëm se “intervistimi” ishte i lidhur me rezervat shtetërore.
“Sot isha e ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistë. Bëhet fjalë për kontraktimin e rezervës shtetërore, proces jetik i ndishëm, siç e dini MINT, ka bërë blerjen e rezervës në kohën kur ishim të pambrojtur, shkurt 2022 dhe mars 2022. Për këtë proces jetik për të gjithë ne, unë tani pyetem nga Prokuroria Speciale. Një pyetje vjen a është proces i ligjshëm, dhe si hyri Prokuroria Speciale për të marrë dokumente të klasifikuara. Asnjë person nuk mund të ketë qasje në informacione sekrete, pa një procedurë në AKI. Ne si Ministri e Tregtisë, e kemi klasifikuar sekret sipas ligjit për mbrojtjen e informacionit. Prokuroria Speciale bëri gabim”, tha ajo.
Hajdari theksoi se sipas Inspektoratit Policor, gjatë marrjes së këtyre dokumenteve, dy hetues nuk kishin certifikatë sigurie për nivelin sekret.
“Këtë e ka konstatuar Inspektorati Policor me raportin se dy hetues shkuan pa certifikatë sigurie të nivelit sekret. Ky raport u dërgua në Prokurorinë Speciale për udhëzime të mëtejmë ndaj dy policëve, në realitet vet Prokurori Valdet Gashi ka liruar nga përgjegjësia këta dy polic. Vet Prokurori po shkel ligjin”, shtoi ajo.