Përleshja mes dy kirurgëve në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, flasin nga QKUK-ja

Përleshja mes dy kirurgëve në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, flasin nga QKUK-ja

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndodhur sot një incident mes dy punonjësve shëndetësorë.

Rreth këtij incidenti janë deklaruar për “Zërin” nga QKUK-ja.

Mirlinda Qyqalla, zëdhënëse e QKUK-së, ka thënë për Zeri.info se lidhur me rastin tashmë janë njoftuar organet e rendit dhe se policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve ka ndodhur një incident mes dy punonjësve shëndetësorë. Sipas informatave fillestare, për rastin janë njoftuar organet e rendit, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka treguar Qyqalla, e cila ka shtuar se aktualisht nuk mund të japin më shumë detaje rreth këtij rast.

Ndryshe, Gazeta Shneta ka raportuar se B.K. dhe Xh.A. janë përplasur fizikisht në hyrje të ashensorit në objektin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.

Gjithçka kishte nisur të premten me një përplasje verbale në mes dy kirurgëve, për të përfunduar me grushte ditën e sotme.

Related Articles