Përplasja e helikoptërve në Turqi, Mqedonci: Pjesëtarët e FSK-së atje janë mirë dhe të sigurt

Përplasja e helikoptërve në Turqi, Mqedonci: Pjesëtarët e FSK-së atje janë mirë dhe të sigurt

Dy helikopter ushtarakë në Turqi janë përplasur në ajër këtë të hënë në Turqi.

Si rrjedhojë njëri nga helikopterët është rrëzuar dhe gjashtë persona, personel ushtarak në bord, thanë zyrtarët.

Për këtë, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci është shprehur i tronditur dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve.

“Jashtëzakonisht i tronditur me lajmin e sotëm rreth aksidentit ajror me fatalitet që ka ndodhur në regjionin në Isparta ku Komanda e Shkollës së Aviacionit Tokësor të Ushtrisë Turke kryen trajnimet. Shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta autoriteteve shtetërore turke, ministrit Yaşar Güler, Forcave të Armatosura Turke dhe familjarëve të ushtarakëve të vdekur”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai shton se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që janë aktualisht atje duke ndjekur trajnimet, kanë qenë larg vendit të ngjarjes dhe janë mirë e të sigurt.

“Fatmirësisht, pjesëtarët e FSK-së të cilët aktualisht janë duke ndjekur trajnimet në këtë kazermë kanë qenë larg vendit të incidentit dhe janë mirë e të sigurt. Në këto momente të vështira ndajmë dhimbjen me popullin turk. Qoftë i paharruar kujtimi për martirët!”. /Gazeta Enigma

Related Articles