Një person shumë i kërkuar gjatë ditës së djeshme ka rënë në duart e autoriteteve shqiptare.
Njësitet e specializuara të Policisë e Kosovës kanë zhvilluar dje një aksion në lagjen Emshir në Prishtinë, ku edhe kanë arrestuar Arben Lamçe.
Disa orë pas arrestimit të tij, policia shqiptare ka njoftuar për veprat për të cilat dyshohet ai.
Lamçe u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Gordonët”.
“Ndaj shtetasit A.L., Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë më datë 29.07.2024, ka caktuar masën e sigurimit, “Arrest me burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në bashkëpunimin e veçantë në formën e organizatës kriminale”, “Grupi i strukturuar Kriminal”, “Organizata kriminale” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 80-28/1-333 dhe 334-287 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma