Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të diplomimit të kadetëve në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, raporton Gazeta Enigma.
Maqedonci ka njoftuar për pjesëmarrjen në ceremoni ku diplomuan me sukses edhe pesë kadetë nga Kosova, të cilët do të vazhdojnë shërbimin e tyre si oficerë në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Me mbështetjen e ministrit Pirro Vengu dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Arben Kingji, është bërë e mundur që për vitin e ardhshëm të katërfishohet numri i kadetëve nga Kosova që do të ndjekin studimet në këtë akademi prestigjioze”, shkruan Maqedonci.
Ai falënderoi homologun e tij, Vengu për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional.