Pesë raste të dhunë në familje vetëm brenda 24 orëve, dy burra u rrahën nga gratë dhe fëmijët e tyre

Pesë raste të dhunë në familje vetëm brenda 24 orëve, dy burra u rrahën nga gratë dhe fëmijët e tyre

Pesë raste të ndara kanë kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës për shkak të dhunës që është ushtruar ndaj tyre, raporton Gazeta “Enigma’.

Dy nga to janë të raportuara nga burrat që jan137 sulmuar fizikisht nga gratë dhe fëmijët e tyre.

Një rast tjetër u raportua se babe e bir kanë pasur përleshje fizike.

Rasti tjetër u lajmërua nga një grua e cila kishte njoftuar se Policinë se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Ndërsa rasti tjetër që u raportua është që një grua është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj ajo dhe familjarët e burrit të saj.

“Lipjan / 27.07.2024 – 19:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se ka pasur një përleshje fizike me djalin e tij të dyshuarin m/kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

“Graqanicë / 27.07.2024 – 22:30. Ankuesi m/kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja f/kosovare dhe djali i tij m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa palët e dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

“Pejë / 27.07.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij. I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

“Pejë / 27.07.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij dhe familjarët burrit të saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia përmes raportit ditor.

“Vushtrri / 27.07.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës kosovare. Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”. /Gazeta Enigma/

Related Articles