Faturat e tatimit në pronë u rritën këtë fillimvit, me raste edhe mbi 100 për qind. Qytetarët këmbëngulin që kjo ngritje nuk është e drejtë.
Njëfarë zbutje e pakënaqësisë erdhi kur ministri i Financave Hekuran Murati, propozoi faljen e 100 eurove nga komunat, që më vonë doli se ishte përgjegjësi e ministrisë që ai drejton.
Këto zhvillime i bënë konfuzë, gjë që ndikoi në uljen e pagesave për dy muajt e parë të këtij viti.
Për pasojë, Asociacioni i Komunave të Kosovës po kërkon që të pezullohet përkohësisht ky dekret, por kjo nuk po merret parasysh.
Rënien e pagesave të faturave po e mirëkuptojnë monitoruesit e pushteteve lokale, që kanë edhe një propozim për ekzekutivin.
Pezullimin e vendimit e kishte kërkuar edhe LDK-ja në parlament, por projektrezoluta e re nuk ishte miratuar nga deputetët.