Në derën e kishës së kontestuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës, është bërë një grafit me mbishkrim në gjuhën angleze ku thuhet se “Jezusi urren serbët”.
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas këtij grafiti të vendosur në derën e kishës ortodokse.
Ai ka shpërndarë fotografinë në rrjetin social “Twitter”, dhe ka shkruar se për mesazhet e paqes, përgjigja është mbishkrime të urrejtjes dhe ka pyetur se a ekziston pajtimi dhe e ardhmja e vërtetë me veprime të tilla anti-civilizuese nga Prishtina.
Postimi i plotë:
“Për mesazhet e paqes, përgjigjja është mbishkrime të urrejtjes. Pengesat dhe ndalimet janë përgjigja për ndërtimin e bashkëjetesës. Policia, protestat dhe kërcënimet e rrënimit janë përgjigjja e kremtimit dhe lutjes.
A ekziston pajtimi dhe e ardhmja e vërtetë me veprime të tilla anti civilizuese nga Prishtina?!”.