Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tragjedisë që ka ndodhur mbrëmë në Maqedoni të Veriut, ku si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan, ku 51 persona humbën jetën, raporton Gazeta “Enigma”.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X” ka thënë se humbja e 51 jetëve është një lajm pikëllues e shkatërrues.
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen shkatërruese të 51 jetëve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e një shpërthimi tragjik të zjarri në një klub nate.
Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë pikëllimi. Të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Enigma/