Një person është plagosur në Vushtrri rreth orës 21:00.
Në lidhje me ngjarjen ka folur zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila tha se i plagosuri pas tretmanit të marrë në urgjencën e Vushtrrisë është dërguar në QKUK.
“Sot rreth orës 20:59 nga urgjenca e Vushtrrisë është raportuar për një person të lënduar e që dyshohet nga arma e zjarrit. Personi në fjalë, pas marrjes së tretmanit është dëguar në QKUK për trajtime të mëtutjeshme”, tha Pllana.
I plagosuri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit.
Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri, i cili tha se aktualisht i njëjti është në gjendje stabile por me lëndime serioze.
“Gjendja e tij për momentin është stabile me parametra normal, lëndimet janë serioze nga arma e zjarrit”, tha Govori