Një burrë ka plagosur në të dyja këmbët një person në Vushtrri, shkruan Gazeta Enigma.
Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë e më pas është dërguar në QKUK nga ku është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar duke e plagosur në të dy këmbët. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast. Gjithashtu një predhë e plumbit ka rënë në dritaren e një shtëpie, por përveç dëmtimit të dritares pasoja në njerëz nuk ka pasur. Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrie e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë nga ku është liruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit.