Është arrestuar i dyshuari që ka therrur me thikë një person të mërkurën në Prishtinë.
Policia njofton përmes raportit 24 orësh, se viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktimës është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Gazeta “Enigma”/