Policia e Kosovës deklarohet për ecurinë e procesit zgjedhor, kaloi i qetë dhe pa incidente serioze

Policia e Kosovës deklarohet për ecurinë e procesit zgjedhor, kaloi i qetë dhe pa incidente serioze

Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie ka njoftuar se plani operacional i paraparë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve u realizua me sukses në tërë territorin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

“Zbatimi i planit policor, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë pozitive që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa ndonjë incident madhor që do të kishte penguar/cenuar procesin zgjedhor, andaj vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze”, bëhet e ditur në komunikatë.

Tutje ata kanë njoftuar se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, sot ka iniciuar gjashtë raste, prej tyre tri raste të natyrës penale “Veprat Penale Kundër të Drejtave të Votimit” dhe dy raste penale “Sulm ndaj personit zyrtar – Kanosje“.

Me ç‘rast janë shoqëruar shtatë persona të dyshuar, ku me autorizim të prokurorit katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse tre janë liruar në procedurë të rregullt, raste këto të cilat nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. /Gazeta Enigma/

Related Articles