Policia ka njoftuar se ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit D.V., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar serb) nga Partesh.
Kontrollimi është bërë për shkak të një hetimi të rastit “Vjedhje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ku dyshohet se ishin vjedhur 37 koshere me bletë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:
- Një (1) pushkë gjysmë automatike me bajonetë,
- Një (1) pushkë gjysmë automatike pa bajonetë
- Një (1) pushkë ajrore
- Një pistoletë-revolver e kalibrit 9mm
- Dyqind e tridhjetë e gjashtë (236) fishekë të cal 7.62×39
- Dyqind e njëzet (220) fishekë të kalibrit 7.09×15
- Katër (4) gëzhoja të cal 7.09×15
- Gjashtë (6) gëzhoja të cal 7.62×39