Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Prizren

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Prizren


Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në Prizren pas mesnatës, raporton Gazeta Enigma.

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore nga aksidenti.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 00:28. Pra, aksident me lëndime dhe dëme materiale. Hetimet po zhvillohen nga Stacioni Policor në Prizren”, tha Gashi.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.



Related Articles