Policia jep detaje për Gazetën Enigma për vetëvrasjen e 30 – vjeçarit në Sarishtë të Ferizajt

Policia jep detaje për Gazetën Enigma për vetëvrasjen e 30 – vjeçarit në Sarishtë të Ferizajt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 07:15 në fshatin Sarishtë të Ferizajt ku një përeson ka kryer vetëvrasje, shkruan Gazeta Enigma.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimit për shenja vitale, mjeku ka konstatuar se i riu ka ndërruar jetë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Enigma vetëvrasjen e 30 vjeçarit nga Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Vesli ka bërë të ditur se trupi i 30-vjeçarit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Sot , në ora 07:15 , Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion së në fsh. Saraishtë tê Ferizajt është një rast i vetvrasjes. Hetuesit dhe krimteknikët Rajonal të Hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nên autorizim të Prokurorit kujdestarë nga Prokuroria Theemelore e Ferizjat i kanë marr veprimet e nevojshme për hetim dhe trupi i pajetë me inicialet D.O (M/K) i moshës 30 vjeçar është dërguar për autopsi nê Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Kanun Veseli për Gazetën Enigma.

Related Articles