Sot në orët e mesditës disa persona janë rrahur brutalisht afër shkollave të mesme në Gjilan.
Gazeta Enigma raportoi ekskluzivisht për këtë rrahje e cila ka ndodhur sot në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani për Gazetën Enigma ka konfirmuar se në këtë rrahje kanë qenë të përfshirë gjashtë persona. Si pasoj e përleshjes një person ka pranuar tretman mjekësor.
“Ju njoftoj se Sot me datë 17.06.2022 në orët e pasdites policia e Kosovës kanë pranuar një informate për një rrahje këtu në Gjilan. Të për fshirë në rrahje janë 6 persona njëri nder ta ka pranuar tretman mjeksor, policia e Kosovës nga stacioni policor në Gjilan fillimisht i ka arrestuar personat e involvuar në këtë rast , dhe të njejtit janë intevistuar në bazë të procedurav ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Ismet Hashani për Gazetën Enigma.