Policia jep detaje për të shtënat me armë ndaj një autobusi në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Policia jep detaje për të shtënat me armë ndaj një autobusi në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Lajmin e ka konfimruar për Enigmen, Policia e Gjakovës, sipas të cilës rreth orës 12:10 është pranuar informata për sulmin me armë zjarri, me ç’rast njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Si rezultat i veprimeve hetimore, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë. Po ashtu, policia ka sekuestruar një armë të tipit AK-47 që dyshohet të jetë përdorur në rast”.

Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar.

Related Articles