Vrasje në Vranjevc: Një grua ekzekuton kunatin, Policia jep detaje

Vrasje në Vranjevc: Një grua ekzekuton kunatin, Policia jep detaje

Mbrëmjes e së martës një grua ka vrarë kunatin e saj në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Ahmeti ka bërë të ditur se e dyshuara është vetëdorëzuar në polici dhe se tashmë është duke u punuar për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për “Enigmën”.

“Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, thuhet në konfirmim. /Gazeta Enigma/

Related Articles