Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është kanosur të martën mbrëma nga një qytetar.
Sipas policisë, pronari i një shtëpie që për gati 10 vjet ka bllokuar ndërtimin e transitit të ri në atë qytet, i ka dërguar përmes një shoku, djalit të kryetarit, mesazh me përmbajtje kanosëse.
Totaj rastin e lajmëroi në polici dhe pret nga organet e drejtësisë që të zbardhin atë.
Derisa policia arrestoi Faik Kryeziun bashkë me shokun e tij që i përçoi selamin.
Derisa familjarët e Kryeziut po ndjehen të mashtruar nga kryetari Totaj që siç thonë u ka premtuar zgjidhje të shpejtë kur ishte kandidat për kryetar.