Policia vazhdon aksionin në rastin “Brezovica”, bastisen 12 lokacione

Në 12 lokacione të ndryshme është duke u zhvilluar aksioni në rastin e njohur “Brezovica”, raporton Gazeta “Enigma”.

Lokacionet ku po kryhet ky aksion janë në Prishtinë, Ferizaj, Lipjan, Skenderaj etj.

Këtë për Gazetën “Enigma”, e konfirmoi Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, i cili njoftoi se deri më tani janë kontrolluar 12 lokacione.

“Operacioni s’ka përfunduar ende, po ndodh në 12 lokacione. Në Prishtinë, Ferizaj, Lipjan, Skenderaj etj”, tha prokurori Maloku.

Në aksionin e parë të njohur si “Brezovica”, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ishin arrestuar 10 persona në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Aksioni kishte vazhduar edhe në janar të këtij viti me ç’rast kishte rezultuar me arrestimin e shtatë personave.

Të arrestuarit dyshohen kryesisht për veprat penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje e dhënie të rryshfetit. / Gazeta Enigma.

Related Articles