Polica e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet se rrejshëm lajmëroi policinë dhe publikoi videon në Tik Tok, raporton Gazeta Enigma.
I njohur në rrjetet sociale si “Dardi”, është i dyshuari i cili është arrestuar nga organet e sigurisë.
Sipas njoftimit të policisë, në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, ndaj personit të dyshuar është inicuar rasti lajmërim apo kallëzim i rremë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Të gjitha hetimet dhe veprimet policore janë ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, ku ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti lajmërim apo kallëzim i rremë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, njofton Policia.
Policia bënë të ditur se do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore dhe kushtetuese si dhe ofrimin e ndihmës dhe sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve./Gazeta Enigma/
Në vijim keni videon e publikuar: