SHSKUK njofton për gjendjen e të infektuarve me COVID-19, tre në gjendje të rëndë

SHSKUK njofton për gjendjen e të infektuarve me COVID-19, tre në gjendje të rëndë

Tre pacientë janë shtrirë në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive si pasojë e gjendjes së rëndë që iu ka shkaktuar koronavirusi, raporton Gazeta “Enigma”.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se edhe 38 pacientë të tjerë janë me oksigjeno-terapi.

Bazuar në të dhënat e publikuara të shtunën, numri i pacientëve që po trajtohen në mjekim intensiv është rritur. Sipas SHSKUK-së, dje ishte vetëm një pacient që po trajtohej intensivisht.

Gjithsej 72 pacientë janë të shtrirë nëpër klinikat dhe spitalet e Kosovës, ku 43 prej tyre janë të konfirmuar me COVD-19, ndërsa 29 të tjerë post-COVID.

Sipas shtrimit, numri më i madh i pacientëve ndodhet në Klinikën e Pulmologjisë, e cila ka 23 pacientë post-COVID, e që pasohet nga Klinika Infektive me 10 pacientë pozitivë. / Gazeta Enigma.

Related Articles