Të shtunën janë zhvilluar pesë ndeshje të javës së 22-të të Ligës Premiere në Angli, ndërsa ndeshja Burnley – Leycester është shty për një termin tjetër.
Në ndeshjet e së shtunës të cilat kanë përfunduar, veçohen, fitorja e Manchester City kundër Chelseas me rezultat minimal (1:0) në kryendeshjen e javës, sikurse edhe fitorja e dytë brenda tri javësh e klubit të Milot Rashicës, Norwich City kundër Evertonit në terrenin vendës, ndërkohë që gjatë edicionit vjeshtorë ka pasur start aspak të mirë.
Në dy ndeshjet tjera janë shënuar këto rezultate:
Newcastle United 1–1 Watford
Wolverhempton 3 : 1 Southampton
Të shtunën zhvillohet edhe ndeshja Aston Villa – Manchester United, me të cilën mbyllet kalendari i takimeve ditore në Ligën Premiere.