Shefi i kabinetit të presidencë së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pas përfundimit të referendumit serb, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Ai tha se përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte një ditë e qetë.
“Strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin. Kosova mbajti një qëndrim parimor që ruan paqen dhe stabilitetin rajonal duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar Vela në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Serbia ka mbajtur referendumin për ndryshimet kushtetuese, ndërsa Kuvendi i Kosovës me anë të një rezolute mbajtjen e këtij referendumi arriti që ta ndalojë edhe në territorin e vendit./Gazeta Enigma/