Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se SHBA do të ndihmoj Kosovën me vaksina anti COVID, raporton Gazeta Enigma.
Në një postim në rrjetin e saj social, Facebook, Osmani ka shkruar se ajo paraprakisht kishte kërkuar mbështetje nga SHBA, për dhurimin e vaksinave për Kosovën.
“Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për Presidentin Biden për këtë gjest bujar dhe për dhurimin e vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës pas kërkesës së adresuar atij në muajin mars. Njoftimi zyrtar i sotëm është tjetër dëshmi e mbështetjes së palëkundur që vendi ynë e gëzon historikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” ka shkruar ajo
“Presidenti Biden ka qenë gjithmonë mik i Kosovës dhe ky donacion ilustron kujdesin dhe konsideratën e pakursyer që ai vazhdon të tregojë ndaj popullit tonë. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës e falënderoj përzemërsisht.” ka shkruar Osmani.
Postimi i saj i plotë.