Dosjet e famëkeqit Jeffrey Epstein kanë vazhduar të jenë tema kryesore tash e disa javë, në Amerikë e përreth globit.
Nga rreth 3 milionë dosje të publikuara së fundmi nga Prokuroria amerikane, figuron se aty përmendet edhe “Presidentja e Kosovës”, post të cilin në atë kohë e mbante Atifete Jahjaga.
Në një email të dërguar nga një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, shkruhet:
Mirë se vini në Paris,
Princesha nga Tajlanda do të jetë në Nju-Jork, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës.
Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë.
Gjithë të mirat,
Daniel.
Në bazë të emailit, duket se në fakt ishte Princesha nga Tajlanda ajo që donte ta takonte Epstein, ndonëse nuk është plotësisht e qartë.
