Presidentja Vjoa Osmani në forumin global të sigurisë, “GLOBSEC 2024” në Pragë të Çekisë ka thënë se serbët në veri janë ata që vuajnë më së shumti nga bandat mafioze serbe.
Ajo ka thënë se grupet ilegale kriminale paguhen, emërohen dhe mbështeten politikisht nga Serbia, duke përfshirë edhe kryerësit e krimit në sulmin e shtatorit të vitit të kaluar në Bansjkë.
Presidentja ka thënë se autorët mbahen fshehtë nga autoritetet e Beogradit, në mënyrë që të mos ballafaqohen me drejtësinë.
“Krimet e kryera, vrasjen e politikanëve serb, djegien e shtëpive dhe veturave në veri, duke i kërcënuar fëmijët në çerdhet e veriut. Ata që vuajnë më së shumti nga këto banda mafioze, të paguara e të përkrahura nga Vuçiqi në Serbi, janë vetë serbët e Kosovës”, ka thënë ajo.