Presidentja Osmani në 16 vjetorin e vdekjes së Rugovës: Do vazhdojmë ta mbajmë shtetin siç këshilloi ai

Presidentja Osmani në 16 vjetorin e vdekjes së Rugovës: Do vazhdojmë ta mbajmë shtetin siç këshilloi ai

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 16 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, ka thënë se ai ishte njeriu që trasoi hapat e bërjes së shtetit.

Osamani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Rugova, trinomin liri, pavarësi dhe demokraci në boshtin e aktivitetit për Kosovën shtet i bëri realitet.

“Sot, në 16-vjetorin e ikjes në amshim, e kujtojmë me respekt dhe përulësi atin themeltar të shtetit të Kosovës, presidentin historik, dr.Ibrahim Rugova”, shkruan presidentja.

Tutje ajo ka nënvizuar se sipas saj Rugova kishte vizion për Kosovën atëherë, por edhe për Kosovën tash.

“Emri i presidentit Rugova është përbrendësuar në secilin damar të shtetit. Fytyra e shtetit është ai. Shtetin do të vazhdojmë ta mbajmë me miq, siç këshillonte ai, e Rugovën do ta mbajmë si udhërrëfyes se si punohet për shtet”, përfundon shkrimi i Osmanit./Gazeta Enigma/

Postimi i plotë:

Related Articles