Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë Mirënjohje Presidenciale ekipit të Fakultetit Juridik, të cilët dolën të tretët në garën më prestigjioze të drejtësisë në botë.
Osmani tha për studentet se janë personifikimi më i mirë i rinisë së Kosovë, të cilët sipas saj, janë të talentuar, të motivuar e të përkushtuar për ta arritur çdo sukses e për ta ngritur lart shtetin e Kosovës.
“Prandaj sot në prezencë të disa prej ish pjesëmarrësve të garës VIS moot, shumë prej të cilëve edhe kisha nderin t’i trajnoja për rreth 15 vite, si dhe të ekipeve më të reja të Universitetit tonë, të udhëhequr nga Donikë Qerimi, e mbi të gjitha në prezencë të prindërve të këtyre të studentëve të jashtëzakonshëm, shprehëm sërish mbështetjen e krenarinë tonë për studentët tanë”, shkroi Osmani.
Ditë më parë, studentët e Fakultetit Juridik, në garë me gati 400 universitete të tjera janë renditur në top 3-shen e më të mirëve në botë.