Prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë udhëtuar për në Hagë.
Haxhi dhe Hyra Thaçi pritet ta takojnë djalin e tyre nesër, pas gati dy vjetësh.
Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga Ismail Syla, ish-këshilltari i Hashim Thaçit.
Syla bëri të ditur se prindërit e Thaçit kanë udhëtuar me makinë për në Tiranë ku nga atje kanë udhëtuar me aeroplan për në Amsterdam.
Ish-presidenti Hashim Thaçi gjendet në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020.
Ai së bashku me eprorët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u mbajtur në paraburgim nën akuzat për krime lufte.