Janë mbyllur dy ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Prishtiëns ka shënuar fitore minimale 0 me 1 në udhëtim në ‘Bajram Aliu’ kundër Drenicës.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi, Bujar Pllana në minutën e 33’të.
Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 35 pikëve, por mbetët në pozitën e pestë – kurse Drenica ‘fundoset’ edhe më shumë në vendin e fundit me vetëm 23 pikë.
Ndeshja tjetër mes Malishevës dhe liderit të Superligës, Drita është mbyll pa gola 0 me 0.
Me këtë rezultat ‘Intelektualët’ rrezikojnë vendin e parë, pasi tani kanë vetëm dy pikë para Ballkanit (50), kurse Malisheva shkon në kuotën e 29 pikëve në pozitën e shtatë