Prishtina siguron titullin në pjesën e parë, ja rezultatet e plota

Prishtina siguron titullin në pjesën e parë, ja rezultatet e plota

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante, shkruan Gazetasheshi.com

Dueli i parë do të jetë në Gjilan, aty ku kuqebardhët do ta mirëpresin Prishtinën. Një pikë eventuale në këtë përballje skuadrën kryeqytetase e shpall edhe kampion të elitës për këtë edicion, ndërsa për të besuarit e Ismet Munishit edhe kjo përballje do të jetë një sfidë pa presion, pasi ndodhen në pozitë komode dhe nuk rrezikojnë asgjë.

Duel i dytë pritet të zhvillohet edhe në “Bajram Aliu”, pasi do të përballen Drenica me Dritën, dy skuadra me objektiva krejtësisht të ndryshme. Kuqezinjët kërkojnë fitore për mbetje në elitë, kaltër e bardhët për Evropë.

Dueli i tretë do të jetë në mes Ballkanit dhe Trepçës ’89. Skuadra nga Suhareka i kërkon pikët maksimale për ta siguruar një vend në Evropë, mitrovicasit për t’u larguar nga zona e rrezikut.

Llapi ‘evropian’ në stadiumin “Zahir Pajaziti” do të luajë si mysafirë i skuadrës së Arbërisë, ekip ky që i ka zhvilluar ndeshjet si vendas po në këtë stadium. Skuadra llapjane është qetësuar pasi siguroj vendin në Evropë, ndërkohë dobrajasit synojnë triumfin për t’i mbajtur gjallë shpresat për mbetjen në Superligë.

Ndeshje jo me pak interesante zhvillohet edhe në Drenas, pasi skuadra pejane Besa do të jetë mysafire e Feronikelit. Skuadra nga Peja edhe pse janë përshendetur nga elita nuk janë dorëzuar në asnjë ndeshje, kurse industrialistët në këtë sfidë luftojnë për pikët maksimale.

HT:

Gjilani – Prishtina 0:2

15′ Mici e kalon në epërsi Prishtinën, pasi mjaftë mirë e dërgoi topin në rrjetë nga penaltia

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliqi (GK); Rapa, Çyrbja, Hila, Busiç, Hajdari, Dallku, Sorsa, Useini, Musolli, Progni. Kryetrajner: Ismet Munishi.

Prishtina: Nika (GK); Krasniqi, Mici, Dellova, Boshnjaku, Kryeziu, E. Krasniqi, Zyba, Abazi, Bekteshi, Lilaj. Kryetrajneri: Zekrija Ramadani.

Related Articles