Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara në Prishtinë, janë realizuar 208 urdhëresa të gjykatës.
Prej tyre 67 urdhëresa për vepra penale, ndërsa siç thuhet në njoftim të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
Në njoftimin e policisë thuhet edhe se në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar pesë armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Po e njëjta periudhë kohore, ka rezultuar me shqiptimin e 4 mijë e 785 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve.
“Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 5 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”.
“Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4785 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 837 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me radar mobil”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma